E rreh apo nuk e rreh?
E rreh apo nuk e rreh? E rreh sa e vdes fare! Keshtu pergjigjet sot shoqeria shqiptare ndaj dhunes qe ushtrohet ne familje, ndaj gruas, ne rruge, ndaj femijve apo edhe mes te rriturve te te njejtit seks. Mbreme pashe nje emision ne nje kanal te huaj, ku rregjia kryente nje eksperiment. Ne nje park normal, mestarisht te populluar, nje djale dhe nje vajze rrinin ne nje stol. Ne nje moment te caktuar, kur dikush ishte duke iu afruar ciftit, djali ngrihej dhe fillonte dhe i uleriste femres dhe madje fillonte dhe ta godiste. Shume prej njerzve qe kalonin afer ciftit hidhnin hapat me shpejt per t'u larguar nga kjo ngjarje e pahijshme, shume te te tjere ndalonin dhe i terhiqnin vemendjen djalit se cfare po bente ai ishte e pahijshme! Disa te tjere, u detyruan te perdornin dhe forcen duke e ndaluar djalin te godiste femren. Emisioni zhvillohej ne nje nga ato vende perendimore qe ne kemi rreth 15 vjet qe perpiqemi ta imitojme, por qe mbreme e kuptova fare mire se i kemi imituar vetem te keqiat dhe gjerat me pa vlere. Ne gazetat e sotme, lexova dhe 4 raste te tjera te dhunes ne familje...rrahje, plagosje dhe veteplagosje, ofendime dhe poshterime nga me te ndryshmet...por fare pak (ose aspak) mbahej qendrim ndaj ketyre akteve. Si duket, gazetat mjaftohen vetem me permendjen e rastit dhe kenaqen me faktin qe kronikat e tyre mbushen me lajme te perditshme, te cilat jane te garantuara duke patur parasysh konstruktin e shoqerise shqiptare... Duke pare emisionin, telefonova nje mik dhe e pyeta se c'mendim kishte ai nese ne Shqiperi, ne nje park, nje mashkull do te rrihte nje femer apo thjesht do te kishte nje zenke (nuk ka rendesi midis kujt) ku do te kishte dhe dhune fizike. Qeshi! Qeshi dhe me tha se ndoshta njerzit do te mblidheshin perreth dhe do te rrinin te shikonin se si vazhdonte druri. Personalisht, nuk me duket se shqiptaret do te benin keshtu. Mendoj se nuk do te mblidheshin e do te rrinin te shikonin se si rrihet nje femer, nje femije apo nje qenie tjeter me e dobet...mendoj se njerzit do te vazhdonin rrugen e tyre, pa nderhyre dhe pa reaguar. Kur them pa reaguar jam pak me i sigurt. Isha sot ne mengjes me i sigurt, do te jem dhe neser po kaq i sigurt, kur do te lexoj gazetat shqiptare dhe te shoh kronikat e radhes, ku dhimbja dhe injoranca e nje shoqerie jane te mira dhe te mjaftusheme vetem per t'u nxjerre ne shitje e per te mbushur xhepat e pronareve te mediave.

3 Comments:
Dhuna ne shoqerine Shqiptare eshte nje nga plaget me te renda. Edhe kjo e trasheguar nga koha e turkut mendoj une.
Dhuna ne familje eshte absolutisht e pajustifikueshme. Shpresoj qe dhe ne Shqiperi te kete legjislacion per te mbrojtur me te dobetit (femijet, grate).
Ke te drejte! Vetem se ligjet nuk mungojne, mungojne ata qe duhet t'i respektojne dhe qe te kuptojne qe koha e turkut ka ikur!
Ka ngelur qe nga koha e turqve!!!!???? Justifikimi me i perhapur per te gjitha gomarlleqet tona, nuk ka ngelur po jemi ne qe nuk duam te ndryshojme dhe nuk kemi per te ndryshuar se nuk varet nga ne po nga genet tona shtazarake. Rasti me vulgar i mungeses sone te aftesise per te ndryashuar: Ka me shume se 30 ndoshta 40 vjet qe ne Shqiperi eshte hequr nga Leku nje zero, dhe gjithe shqiptare akoma flasin me leke te vjetra, te gjithe pa perjashtim. Nuk po kerkoj te japim justifikime po dua vetem qe te thellohemi dhe te jemi te ndergjegjshem, cilet jemi ne dhe sa aftesi kemi per te ndryshuar.
Ka ngelur qe nga koha e turqve!!!! Pse nuk ka ngelur dhe ne greqi, bullgari, rumani edhe atje ka pasur turq :( Po xhanem pse te ne turqit ngelen aq gjate???
kaq kisha une
Post a Comment
<< Home