Friday, October 14, 2005

Pavarsia e Kosoves!

Nuk jam shume diplomat dhe nuk pretendoj te kuptoj te gjitha deklaratat e bera nga diplomatet e politikes shqiptare, por me kane rene ne sy ditet e fundit, diskutimi mbi ceshtjen e pavarsise se Kosoves. Po pergatiten te fillojne bisedimet e para serioze qe kane te bejne me pavarsine e krahines me veriore te Shqiperise dhe si cdo problem delikat dhe kjo ceshtje mbart nje ngarkese te madhe pergjegjesie. Personalisht jam per pavarsi te plote te Kosoves! Nuk e kuptoj as nga ligjore, as nga na morale dhe as nga ana patriotike tezen e nje pavarsie te kushtezuar per Kosoven. Kete variant e shprehu dhe ministri yne i jashtem, z. Besnik Mustafaj ne OKB! Me pas, (por ndoshta edhe me pare) disa diplomate te tjere u shprehen per kete lloj pavarsie! Me sa di une, jemi te paret, pas serbeve qe shprehemi per nje kushtezim te lirise se kosovareve dhe per kete ministria e jashtme nuk jep asnje sqarim te plote! Besoj se eshte ne nderin e politikes sone te jashtme, te qeverise dhe te ministrit te jashtem te dalin dhe te sqarojne opsionet qe ata shprehin ne emer te popullit shqiptar. Pervec gazetave, qe marrin persiper te sqarojne kete teze nuk kam gjetur informacion tjeter! Gazetat shqiptare e justifikojne kete deklarate me faktin se keshtu eshte shprehur dhe Amerika, keshtu eshte shprehur dhe Europa dhe prandaj ministri yne i jashtem eshte i detyruar te deklaroje qe eshte dakord me kete lloj pavarsie. Por a nuk duhet qe ministri i jashtem i shqiptareve te llogarise ne rradhe te pare cfare duan vete ata qe luftuan per kete dite, te pyese gjakun e deshmoreve te rene ne Kosove, nese ata u vrane per nje pavarsi te pazar-zuar apo per nje shtet te pavarur a te bashkuar me vendin-ame? Te vihesh kundra Amerikes dhe Europes njekohsishsht eshte nje gabim diplomatik, por te shprehesh respekt per vellezerit e tu qe derdhen gjak, besoj se eshte nje gabim qe te gjithe shqiptaret jane gati ta kuptojne dhe te paguajne cmimin e duhur, nese do te jete nevoja! P.S Kjo teme, ndoshta dhe si shume te tjera eshte nje ftese per diskutim dhe nuk paraqet domosdoshmerisht mendimet e mija te plota per kete problem!